INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sytë zemra/ U përfolën shumë, por me këtë FOTO reperi i famshëm konfirmon lidhjen me Jorin

Sytë zemra/ U përfolën shumë, por me këtë FOTO reperi i famshëm konfirmon lidhjen me Jorin

Publikuar më: 13:29 19-08-2023

Reperi italian ka ndarë ditën e sotme një foto të Jori Dellit, duke konfirmuar edhe me figurë lidhjen e tyre. Modelja me origjinë shqiptare, shihet teksa është në gjumë në makinë, e kjo foto është shoqëruar me disa zemra nga ana e Fred.

Mesa duket çifti ka nisur pushimet së bashku.

WhatsApp-Image-2023-08-19-at-18.48.00-1-300x474.jpeg

 

 

 

 

 

Kujtojmë se Federico Palana, i njohur me emrin e artit Fred de Palma, ishte ai që publikoi pak ditë më parë një foto me modelen shqiptare, e cila dukej me shpinë.

Reperi e ka shoqëruar postimin me shenjën e infinitit, ndërsa nuk kanë munguar edhe komentet me emrin e Jorit.

Kujtojmë që më herët Jori u përfol për një romancë me Noizyn. Jori ishte modele në një nga klipet e reperit dhe kaq mjaftoi që ata të aludoheshin për një romancë.

Mirëpo vetë Delli në disa intervista ka treguar se nuk kishte asgjë më shumë se miqësi dhe punë.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164