INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Syzet optike, aksesori më

Syzet optike, aksesori më "cool" i momentit [FOTO]

Publikuar më: 15:40 19-06-2017

Syzet optike janë një prej aksesorëve më të rëndësishëm dhe e pandashme në jetën e shumë personave.


Nuk e dimë me saktësi nëse ato vuajnë nga astigmatizmi (çrregullim i refrakcionit ku shtrembërimi i imazhit ndodh si për objektet e largëta po ashtu edhe për ato të afërta), apo thjesht preferojnë të mbajnë një skelet me xhama optikë si tendenca e momentit. Ama, një gjë është e sigurt, katër palë sy na duken më shik se sa vetëm dy!

Look-u "geek" është një tendencë në rritje, që nga pasarelat e Gucci-t, te modelet e bukura, e deri te njerezit e thjeshtë në rrugë, të gjithë preferojnë ta përqafojnë këtë trend i cili nga domosdoshmëri është kthyer në fashion.

Ngamodelet më të preferuara përmendim ato retro me skelet aviatorësh dhe xhama të tejdukshëm. Lentet me ngjyra të çelëta, ato të rrumbullakëta, syzet me skelet metalik të argjendtë, por edhe të errët. Modelet në pasarelat e Gucci-t na sollën një tip nerd dhe shik në të njëjtën kohë, për vajzat e guximshme që preferojnë detajet dhe zbukurimet me gurë si dhe modele mjaft argëtuese. Gjithashtu rikthehet në modë skeleti aq i preferuar nga vajzat lozonjare ‘cateye’, ose forma ovale për ato që preferojnë syze më të vogla.

Mbase edhe për ju ka ardhur koha të ndërroni skeletin apo të përdorni syze optike. Për t'u frymëzuar hidhini një sy vajzave më me stil të showbizit:

bvvc.jpg

v.jpg

n.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037989616394043