Nëse po e pyesni veten, përgjigjja është po!
T’i shkruani mesazh pas takimit të parë mund të jetë pak e vështirë, veçanërisht kur ju nuk keni ndonjë temë bisede në mendje.
Jemi të sigurtë që shumë prej jush kanë qenë në një situatë ku keni takuar një djalë tërheqës dhee keni pyetur veten nëse duhet t’i dërgoni një mesazh. Shumë shpesh femrat rrijnë dhe shikojnë në telefonin e tyre, pyesin se si të dërgojnë një mesazh për atë djalë të veçantë.
Pra, çfarë duhet të bëni?
Si fillim, sipas intv.al duhet të kontrolloni dhe të verifikoni tërhqjen midis jush dhe djalit që ju intereson. Nëse biseda duket sikur ju ecën, është e natyrshme që t’i dërgoni mesazh. Mesazhi i parë është gjithmonë më i vështiri. Ju dëshironi të jeni tërheqëse dhe e mençur.
Shumë meshkuj dhe femra kanë dëgjuar këshilla takimesh si psh: "Ju duhet të prisni disa ditë para se t’i shkruani një personi që ju pëlqen".
Kjo nuk është e vërtetë, pasi mund të japë përshtypjen që nuk jeni të interesuar. Duhet të mundoheni të jeni në sinkron me situatën, para se të jetë shumë vonë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega