INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
T’i shkruash apo jo mesazh një ishi? Këshilla e Katy Perry do ju shpëtojë jetën! [FOTO]

T’i shkruash apo jo mesazh një ishi? Këshilla e Katy Perry do ju shpëtojë jetën! [FOTO]

Publikuar më: 15:03 11-08-2017

Nuk keni dëgjuar asgjë mbi dyshimet për ish të dashurit tuaj nëse nuk keni dëgjuar këshillën e superyllit të muzikës pop.

Në një intervistë radiofonike për “Conversations ëith Delilah” Katy Perry tregon që në fund të ditës ajo është si gjithë vajzat e tjera. Edhe ajo shpeshherë gjendet në dyshimin nëse duhet t’i shkruajë apo jo një ish të dashuri të saj për shkak të një momenti dobësie. Veçanërisht darkave me çfarë thotë ajo, periudhë në të cilën emocionaliteti i saj kap kulmin. Jo vetëm që bukuroshja 32 vjeçare nuk di nëse duhet t’i shkruajë një ishi, por sa kujt ishi t’i shkruajë. Megjithatë ajo ka zbuluar një “ushtrim” që i ka shpëtuar jetën për sa i përket këtyre dilemave. Në vend që t’u shkruajë ishëve kur i vjen për ta bërë, ajo e shkruan mesazhin, e ruan në celular dhe e shikon të nesërmen sërish. Nëse do me të vërtetë që t’ia dërgojë përsëri, atëherë Katy e bën edhe pse shumë herë ka rrëfyer se është tërhequr në mëngjes pasi ka falenderuar Zotin që nuk e ka dërguar.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664