INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
T’ia bësh fjalën dysh bashkëshortit! Kim Kardashian rezufon Kanye West për...[FOTO]

T’ia bësh fjalën dysh bashkëshortit! Kim Kardashian rezufon Kanye West për...[FOTO]

Publikuar më: 11:02 20-09-2018

Edhe pse mund të keni përkrah një partner shumë të pushtetshëm nga ana e famës dhe nga aspekti financiar, ndodh që në një moment të caktuar idetë të mos përputhen dhe të ketë kundërshti.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe mes Kim Kardashian dhe Kanye West dhe kjo pasi reperi deklaroi publikisht në serialin “Open Mike” me Chance The Rapper se ai do të kthehej të jetonte në qytetin e tij të lindjes, Çikago, raporton “The Sun”.

Një burim i afërt me Kimin ka rrëfyer për The Sun duke u shprehur: “Ajo kurrë nuk ka jetuar në vend tjetër, përveç Los Anxhelos dhe është e shqetësuar që Kanye thotë publikisht gjëra të tilla, kur ata as që kanë folur rreth kësaj gjëje. Ajo i tha atij se nuk do të ndodhë kjo gjë. Kanë investuar 20 milionë dollarë për rezidencën në Hidden Hills, Kaliforni, për të jetuar pranë nënës së saj. Nuk mendoj se Kimi do të pranojë të transferohet në Çikago”.

Jo vetëm njerëzit e thjesht! Edhe vajzat super të famshme si Kimi mesa duket dinë t’i thonë jo partnerit kur duhet./intv.al/

xfths45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0031599998474121