INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
T’ia rrëfesh apo t’ia mbash të fshehtë tradhtinë partnerit?

T’ia rrëfesh apo t’ia mbash të fshehtë tradhtinë partnerit?

Publikuar më: 17:58 30-09-2018

Ta rrëfesh apo ta mbash të fshehtë tradhtinë? Një prej dilemave të përjetshme në dashuri ka të bëjë me rrëfimin e tradhtisë. Në një marrëdhënie është shumë e rëndësishme besnikëria. Kur ndodh tradhtia, pjesa më e vështirë vjen më pas: T`ia tregosh apo jo partnerit? Ekspertët dhe psikologët janë të ndarë, si gjithmonë.

T’ia rrëfeni partnerit tradhtinë është gjëja më e mirë që mund të bëni
Komunikimi në një lidhje është një prej gjërave më të rëndësishme, nuk duhet të keni sekrete. Një tradhti duhet t`ia rrëfeni partnerit sa më parë të jetë e mundur, sepse pas një rrëfimi qëndron një ndjesi faji. Këtë gjest partneri/ja mund ta vlerësonte shumë dhe mund të zbuste disi zemërimin e tij/saj. Po ashtu do të ndiheni të çliruar nga ndjesitë e fajit, duke u përballur dhe duke folur hapur me partnerin. Nëse një çift duhen dhe ai/ajo që ka tradhtuar është penduar me të vërtetë, marrëdhënia mund të forcohet më shumë.

Të rrëfesh një tradhti? Më mirë jo
Le të fillojmë duke thënë që ka disa lloje tradhtish. Tradhtia për shkak të një dobësie të momentit nuk është njësoj me tradhtinë që vjen nga një marrëdhënie afatgjatë me një tjetër. E dyta është më e vështirë si për t`u rrëfyer, si për t`u falur. Në përgjithësi rrëfimi i një tradhtie është një rrezik për t`u marrë përsipër, pasi partneri mund edhe të vendosë t`i japë fund lidhjes. Të tradhtosh besimin e partnerit është diçka e rëndë dhe nëse të vendosësh t`ia rrëfesh apo jo është e vështirë, edhe më e vështirë është marrja e vendimit për të falur një tradhti.

Rrëfimi i tradhtisë është një shkarkim egoist i ndërgjegjes së personit që ka tradhtuar dhe kështu mund të kuptohet edhe nga partneri. Sigurisht që flitet në përgjithësi, pasi çdo rast është i ndryshëm. Nëse keni tradhtuar, ju e dini më mirë se kushdo se si mund të reagojë partneri. Vendosni për të mirën tuaj dhe për atë të njeriut që keni në krah.

 

Article Logic
Execution time: 0.0029671192169189