INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
T’u mësosh fëmijëve si të gënjejnë, ka edhe anë pozitive

T’u mësosh fëmijëve si të gënjejnë, ka edhe anë pozitive

Publikuar më: 11:35 03-09-2018

Gjithmonë është thënë se gënjeshtra është e dëmshme, por studimet e fundit hedhin poshtë shumë mite.

Fëmijëve iu mësohet që të mos gënjejnë, por një studim i fundit i realizuar nga Universiteti në Toronto ka arritur në përfundimin se t’u mësosh fëmijëve sesi të genjejnë që në moshë të hershme sjell përfitime pozitive në sjelljen e tyre.

Në kërkim u analizua sjellja e 42 fëmijëve parashkollorë të cilët nuk ishin të mësuar të gënjenin.

Ata u ndanë në dy grupe një grup kontrolli dhe një pjesë iu mësua sesi të gënjenin në mënyrë që të fitonin fshehurazi një lojë.Fëmijët luajtën një lojë ku do të duhet të fshihnin kokoshkat nga një i rritur. Eksperimenti zgjati plot 4 ditë.

Nëse fëmija ishte në gjendje të mashtronte të rriturit, loja vazhdonte.Secilit fëmijë më pas iu dha një test i cili përfshinte pika të tilla si aftësia për të kuptuar se cilat janë qëllimet e një personi tjetër, si dhe aftësia për t'i kushtuar vëmendje detyrave të përcaktuara , organizimit dhe planifikimit në mënyrë efektive.

Eksperimenti tregoi se fëmijët që mësuan sesi të gënjenin arritën të kishin rezultate më të larta.

“Me vetëm pak ditë instruksion, fëmijët mësuan shpejt sesi të dallonin dhe të fitonin aftësi njohëse’ u shprehën studiuesit duke shtuar se ata vogëlushë që gënjejnë që në moshë të vogël kanë më shumë aftësi konjitive.

Por megjithatë kjo nuk do të thotë që të gjithë prindërit duhet t’u mësojnë fëmijëve sesi të gënjejnë.

E në këtë pikë nuk duhet të harrojmë një tjetër studim i cili tregoi se fëmijët që konsiderohen të zgjuar nga prindërit e tyre janë më të prirur të gënjejnë në teste.

E si gjithmonë të rrisësh një fëmijë mbetet një sfidë dhe koha është treguesi më i mirë për të treguar nëse ke qënë një prind i suksesshëm.

Article Logic
Execution time: 0.0037472248077393