Tayna padyshim është një prej fenomeneve më të spikatura të vitit të fundit në tregun muzikor shqiptar.
Por, teksa duket se reperet femra po rriten dita ditës me sukseset e tyre dhe konkurenca bëhet akoma dhe më e ashpër dhe nuk mungojnë as sulmet online apo me vargje këngësh.
Kështu ndodhi me reperen Melinda e cila në këngën e saj "Freestyle", ofendonte Taynën, por më pas ajo ka kërkuar publikisht falje për këtë gjë.
Pas kësaj të gjithë fansat po prisnin reagimin e Taynës, por menaxheri i saj u shpreh se Tayna nuk ka asgjë për të thënë për faljen e Melindës, të paktën deri tani.
Së fundmi Tayna ka postuar një foto dhe ajo që na bëri menjëherë përshtypje ishte përshkrimi.
"Thuaji të gjithë njerëzve që nuk më duronin dot vitin e kaluar, po ju lë me dije se ky vit do të jetë akoma dhe më keq!"
Kjo menjëherë na u duk si një deklaratë e hapur për 'luftë'.
E megjithatë duket se reperja nuk është mjaftuar me kaq.
Sot Tayna ka postuar një tjetër foto ku ka shkruar:
"Përdor emrin tim për klikime", nuk e dimë me siguri nëse dhe kjo kunjë është për Melindën, por duke konsideruar këtë "luftë të ftohtë mes tyre", me të drejtë mund të hamendsojmë se i drejtohet asaj.