INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tabaku – Ahmetaj - Rama sherr për ekonominë në vend [VIDEO]

Publikuar më: 12:00 29-09-2016

Kritike, ka qënë për gjëndjen e ekonomisë shqiptare deputetja e djathtë, Jorida Tabaku. Ajo tha se vendi është në varfëri dhe çdo ditë kjo është mëse e dukshme. Tabaku dënoi dhe papunësinë në vend. Po menjëherë ka reaguar Ministri i Finacave, Ahmetaj që tha se dy raportet e fundit ndërkombëtare flasin qartë të kundërtën e asaj që tha Tabaku, pasi ato janë optimiste madje dhe punësimi është rritur e këtë e tregon INSTAT. Po më pas ka ndërhyrë dhe kryeministri Rama që tha se Jorida Tabaku e habit dhe se flet kot.

"E dëgjova si recitoi zonja parafolëse, më mahnit aftësia për të folur kot. Më mahnit serioziteti me të cilin përgatitet për të folur kot.
Mos u habit as për taksat se sipërmarrësve të mëdhenj ua rritëm taksat po ua thamë. E dimë që ishin më mirë atëherë me taksa të ulta, por kur takohemi me ta na mbështesin ne edhe me votë e jo ju. Zonja bëri një kalkulim bashki të majta dhe të djathta. Ku e fut Shkodrën? Se aty kemi investuar shumë më shumë se në vende të tjera. Nga stadiumi deri muzeu. Po se bëjmë për Kryetaren e Bashkisë, po për qytetarët.” – tha Rama.
E vëmendjen Edi Ramës ia tërhoqi ardhja e Sali Berishës në kuvend dhe i tha Sali do vij dhe tek plehërat se kur s’je ti nuk flas dot për to. Më pas vijoji sqarimet kundrejt Tabakut.
Po sërisht Rama la shpjegimet dhe iu drejtua Palokës.
“Mes teje dhe botës së kulturës qëndron një pikë bastesh.”

Po Tabaku replikoi me Ramën dhe i dha këtë përgjigje: "Se sa bosh mund të jenë fjalët vetëm sot e kuptova . Unë thashë që Word Ekonomic Forum, thotë që ka një rritje ekonomike por përkeqësim përsa i përket korrupsionit, me 10 përqind, ashtu si taksat. Kjo është e vërteta. Që jeton një realitet paralel unë e kuptova që kur tha janë rritur pagat dhe pensionet."

Article Logic
Execution time: 0.003777027130127