INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabaku: Gjykata Europiane e Auditit e konfirmon, 1 në 3 tendera jepen pa garë!

Tabaku: Gjykata Europiane e Auditit e konfirmon, 1 në 3 tendera jepen pa garë!

Publikuar më: 15:50 30-07-2018

Deputetja Jorida Tabaku ka ringritur akuzat për abuzime me tenderat në institucionet shqiptare. Përmes një statusi në Facebook Tabaku shkruan se Gjykata Europiane konfirmon atë që opozita ka kohë që po e denoncon me forcë. Deputetja demokrate i referohet një raporti GJEA-së.

Jorida Tabaku
Gjykata Europiane konfirmon ate qe opozita ka kohe qe denoncon me force: problemin e tenderave dhe koncesioneve që jepen abuzivisht. Sot Bashkimi Europian dhe Gjykata Europiane e Auditit, një nga institucione më të larta në BE, konfirmon akuzën e opozitës. Po, në Shqipëri 30% e tenderave publikë janë të paracaktuara. Po nje ne 3 tendera jepen pa gare.

Gjykata vëren problematikat që lidhen me procedurat negociuese që në shumicën e rasteve abuzojnë me rastet emergjente, me mungesën e përdorimit të sistemit elektronik, mungesën e harmonizimit të plotë të ligjit për prokurimet publike me legjislacionin e manaxhimit, mungesën e udhëzimeve dhe hapave konkretë në lidhje me kompanitë që nënkontraktohen (pra mungesë kontrolli mbi fituesin) si dhe mungesën e udhëzimeve dhe monitorimit të procedurave që përbëjnë prokurimet publike.

Në Shqipëri, tenderat publikë jane dhene praktikisht pa gare. Edi Rama ka dhene 250 mln euro pa gare, miqve e oligarkeve. Ekonomia eshte centralizuar ne pak duar me bekimin dhe shperndarjen e qeverise te pjeseve te ekonomise ne keto duar. Kjo eshte arsyeja pse investitoret e huaj jane larguar e nuk vijne te tjere. Kësaj radhe Gjykata Europiane e Auditit foli shqip njësoj si opozita 3 muaj më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035820007324219