INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabaku, “Ka dështuar reforma territoriale, më shumë taksa dhe më pak autonomi

Tabaku, “Ka dështuar reforma territoriale, më shumë taksa dhe më pak autonomi

Publikuar më: 16:48 13-11-2018

4 vite pas reformës territoriale opozita e shpall atë të dështuar. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e cilëson atë një hartë elektorale për llogari të Partisë Socialiste. Mangësitë e kësaj reforme Jorida tabaku i bëri publike në takimin e Komitetit Europian të Rajoneve.

Jorida Tabaku:
“Reforma territoriale ka dështuar. Ajo përfundoi si hartë elektorale për llogari të PS kundër interesit të qytetarëve”.
Për Jorida Tabakun reforma territoriale ka dështuar bashkë me premtimin kryesor për kursimin e 80 milionë eurove dhe propagandimin për të bërë më shumë punë me më lekë.
Jorida Tabaku:
“Reforma territoriale solli më shumë shpenzime, më shumë taksa, më shumë tarifa, më pak investime, më pak kompentenca, më pak shërbime për qytetarët”.
Shqetësuese për opozitën është edhe diskriminim politik që po i behët njësive vendore nga kryeministri Rama. Sipas Jorida Tabakut 90% e fondeve të buxhetit të fondit të rajoneve u shkon bashkive të majta.

 

Article Logic
Execution time: 0.0027539730072021