INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabaku: Qeveria një akt tjetër antikushtetues për pronarët

Tabaku: Qeveria një akt tjetër antikushtetues për pronarët

Publikuar më: 11:23 23-12-2017

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se kryeministri Rama vulosi vjedhjen dhe grabitjen e pronës nga pronari i ligjshëm. Nga selia e PD-së Tabaku bëri të ditur qëndrimin e të djathtëve për një vendim që qeveria ka marr për pronat. Sipas demokratëve kompensimi i jo më shume se 20% e vlerës së pronës apo kompensimi me jo më shumë se 1 milionë lekë gjatë 10 vjetëve është përbuzja më e madhe për pronarët që qeveria Rama e bën në dhunim të plotë të së drejtës së patjetërsueshme për pronën. “Ky është një vendim tërësisht në dëm të interesave të ligjshme të pronarëve, të cilët do marrin një shpërblim qesharak financiar, ndërsa pjesën kryesore të kompensimit do ta marrin me troje, të cilat në pjesën dërrmuese të tyre janë të pashfrytëzueshme, larg zonave të banuara dhe pa asnjë interes zhvillimi”, tha Tabaku.

Article Logic
Execution time: 0.003403902053833