INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabaku rendit ‘armiqtë’ e jashtëm të qeverisë Rama

Tabaku rendit ‘armiqtë’ e jashtëm të qeverisë Rama

Publikuar më: 10:22 23-03-2019

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka renditur raportet e institucioneve financiare ndërkombëtare që gjithmonë përmendin korrupsionin si problem i theksuar për Shqipërinë. Raporti i fundit, shkruan Tabaku, është OKB që sërish shkruan për korrupsionin. “Në lëmin e armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë, raporti i OKB është i radhës. Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në 15 vendet më të korruptuara të botës, duke konfirmuar kësisoj se çdo qelizë e shtetit shqiptar është e mbërthyer nga ethet e korrupsionit. Ndërkohë që raporte të tilla, vazhdojnë të konfirmojnë pohimet e DASH apo Transparency International, qeveria harxhon paratë publike për spektaklin e radhës në shesh”, shkruan ish-deputetja. Sipas Tabakut, korrupsioni ëhstë dhe pengesa kryesore e integrimit të vendit në BE. “Kryefjala e çdo raporti apo pyetësori është korrupsioni. Ai po pengon procesin e integrimit, po pengon investitorët e huaj, po pengon biznesin vendas të zhvillohet, po pengon Shqipërinë të ecë përpara! Ky sistem i ideuar nga arkitekti Rama, ia ka nxirë faqen Shqipërisë dhe po ua merr shpirtin shqiptarëve. Prandaj meriton të rrëzohet një herë e më parë!”, shkruan Tabaku.

Article Logic
Execution time: 0.0038328170776367