INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabaku: Shqipëria në 15 vendet më të korruptuara, qeveria bën spektakël në shesh

Tabaku: Shqipëria në 15 vendet më të korruptuara, qeveria bën spektakël në shesh

Publikuar më: 14:16 23-03-2019

Përmes një postimi në rrjetet sociale përfaqësuesja e PD-së Jorida Tabaku ka akuzuar se raporti i OKB-së e rendit Shqipërinë në 15 vendet më të korruptuara në botë.

Sipas Tabakut, raporti i OKB-së është i radhës i “armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë”, dhe konfirmon pohimet e mëparshme të DASH dhe Transparency International.

Duke renditur disa nga abuzimet më të mëdha të qeverisë, Tabaku akuzoi se kjo e fundit po u hedh “hi syve” qytetarëve, nëpërmjet spektaklit në shesh.

Ja reagimi i Jorida Tabakut:

Në lëmin e armiqve të jashtëm që i bëjnë dëm qeverisë, raporti i OKB është i radhës.

Sipas këtij raporti, Shqipëria renditet në 15 vendet më të korruptuara të botës, duke konfirmuar kësisoj se çdo qelizë e shtetit shqiptar është e mbërthyer nga ethet e korrupsionit.

Ndërkohë që raporte të tilla, vazhdojnë të konfirmojnë pohimet e DASH apo Transparency International, qeveria harxhon paratë publike për spektaklin e radhës në shesh.

Për t’u hedhur hi syve të shqiptarëve mbi korrupsionin me ligje speciale, me tendera dhe koncesione, me lejet e ndërtimit, hartimin e VKM-ve. Për të manipuluar të vërtetën mbi korrupsionin në policinë e shtetit, arsimin publik, shëndetësinë, financat dhe kështu me radhë.

Ky sistem i ideuar nga arkitekti Rama, ia ka nxirë faqen Shqipërisë dhe po ua merr shpirtin shqiptarëve. Prandaj meriton të rrëzohet një herë e më parë!

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826