INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tabelat në gjuhën greke! S'u hoqën se nuk ishin shqip, kryeministri sqaron...

Tabelat në gjuhën greke! S'u hoqën se nuk ishin shqip, kryeministri sqaron...

Publikuar më: 18:52 06-05-2019

Një jehonë mediatike të madhe shkaktuan para disa ditësh fotot e disa tabelave rrugore të vendosura në bashkinë e Finiqit, ku ndodhen popullsi me minoritet grek dhe ku gjuha e parë e shkruar ishte greqisht.

Këto tabela u hoqën nga ARRSH me njoftimin se nuk plotësonin parametrat teknikë. Të njëjtën gjë ka ritheksuar edhe kryeministri Rama në aktivitetin e zhvilluar në kuadër të Javës së Europës, ku të pranishëm ishin edhe ambasadorët e vendeve të BE-së në Tiranë.

Sipas tij, kjo temë është përdorur nga zërat dhe burimet ‘që kërkojnë sherr’:

“U ngrit një furtunë për disa tabela të vendosur në një zonë dhe pranë një zone me shumicë minoritare. U tha cfarë nuk u tha këtej, u ç’u pasua andej, gjithmonë nga zërat dhe burimet që kërkojnë sherr, por është shumë e thjeshtë. Tabelat nuk u hoqën se kishte lidhje me minoritetin por ishin jashtë kritereve dhe të pa marrë parasysh parametrat e sigurisë duke shmangur nevojën e një leje që do i evitonte të gjitha këto dhe shpenzimet e bëra.

Rama shtoi se duke filluar nga nesër do të rivendosen mbi bazën e ligjit në fuqi, referuar dygjuhësisë dhe kritereve teknike të aspektit të sigurisë rrugore:

“Nuk u hodhën për të mos u vënë më, nesër do të vendosen dhe deri të premten do të jetë të vendosura të gjitha mbi bazën e ligjit në fuqi dhe kritereve teknike. Të gjithë atyre që bëjnë patriotin apo ultra atdhetarin duke vendosur kunjën sepse në një zonë ku jeton minoriteti ka tabela ku shkruhet edhe greqisht u them se ne jemi një vend europian dhe kur flasim për europën, flasim edhe për këtë. Përveçse për traditën tonë të respektit dhe të të trajtimit të barabartë të kujdo, pavarësisht kombësisë, që jeton në këtë shtëpi” - tha Rama.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.003568172454834