Pas pikës doganore Bogorodica me Greqinë, tabela kufitare me mbishkrimin Republika e Maqedonisë së Veriut është vendosur edhe në vendkalimin kufitar Tabanoc me Serbinë. Ndryshe nga Bogorodica, në tabelën e pikës kufitare me Serbinë është vendosur mbishkrimi edhe në gjuhën shqipe, në përputhje me Ligjin për Gjuhët.
Vendosja e tabelave nëpër pikat kufitare ka filluar menjëherë sapo u shpall vendimi në Fletoren Zyrtare pasi Greqia dje dërgoi notën verbale për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.
Drejtori i Doganave, Gjoko Tanasoski theksoi se gjatë ditës do të ndërrohen gati të gjitha tabelat nëpër pikat kufitare.