Pasi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri dha dorëheqjen si deputet edhe pse i pavarur, pritet që PS-së t’i shohet një deputet, pasi Tahiri e fitoi mandatin nga lista e PS-së.
Në listën shumëemërore të PS-së, për zgjedhjet e 25 qershorit, në qarkun e Tiranës, pas Saimri Tahiri vjen ish-deputeti i LSI-së, Spartak Braho dhe kreu i FRESSH, Eljo Hysi.
Nëse Spartak Braho nuk e pranon mandatin, deputeti më i ri në Kuvend pritet që të jetë kryetari i FRESSH, Eljo Hysko.
Fill pas tij në listë vjen më tej Milena Harito, ish-ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Teknologjinë.