INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të kanë rrahur? Tahiri flet për marrëdhënien me Ramën: Jam habitur me pasardhësin tim, në Shqipëri nuk ka familje kriminale, por...

Të kanë rrahur? Tahiri flet për marrëdhënien me Ramën: Jam habitur me pasardhësin tim, në Shqipëri nuk ka familje kriminale, por...

Publikuar më: 22:50 01-11-2018

“Fenomeni mori përmasa të mëdha. Po ju nuk mund të vini në dyshim punën time”, kështu i është përgjigjur ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri Blendi Fevziut në “Opinion”, teksa i ka thënë se në kohën që ai drejtonte këtë Ministrit, Shqipëria u mbush me drogë.

Pas një heshtje të gjatë dhe mungese në studiot televizive, pavarësisht se emri i tij ka qenë pjesë e lajmeve gjatë të gjithë vitit, Tahiri tha se kjo histori po bëhet e qëllimshme dhe një fakt të tillë e shprehur me përgjegjësi se në vendin tonë nuk veprojnë banda, por ca kriminelë.

“Shqipëria ka kriminalitet si çdo vend tjetër. Ka Greqia, Itali dhe Spanja më shumë kriminelë se Shqipëri. Jam habitur me të gjithë, qoftë dhe me pasardhësin tim kur flasin peër familje kriminale. Kjo po bëhet qëllimisht. Ka kriminalitet dhe mbaj përgjegjësi për këto që them.

Nuk më duhet çfarë thotë Ministri i Brendshëm. Shqipëria ka kriminalitet si çdo vend tjetër. Vetëm se ne i nxjerrim sytë vetes”, tha Tahiri i cili shtoi se ka marrë letra nga Shërbimi Informativ Shtetëror për shumë çështje të diskutuara në këtë studio.

“Është e vërtetë se ju kanë rrahur pak?”, e pyeti Fevziu dhe Tahiri tha që kjo është shumë banale. Tahiri u shpreh gjithashtu se me Ramën ka kohë që nuk ka komunikim, por e ka njoftuar lidhur me këtë vendim.

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609