Edi Rama falënderoi publikisht Ambasadorin Lu lidhur me qëndrimin e tij mbi çështjen Tahiri. Diplomati amerikan kërkoi që të zbardhet e vërteta nëse ish ministri është apo jo i fajshëm pas akuzave të ngritura publikisht, duke theksuar se nuk mund të ketë gjyq si në kohën e regjimit komunist. Por ajo që solli reagimin e menjëhershëm të ish kryeministrit Sali Berisha ka qenë pikërisht qëndrimi i pasardhësit të tij në qeveri Edi Rama.
Nëpërmjet një statusi në facebook Sali Berisha shkruan:
“Falënderimi Norieges për ambasadorin Lu, dëshmi tjetër tragjike e instalimit të narko-shtetit në Shqipëri! Sb”