INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tahiri flet për lirimin nga detyra [VIDEO]

Publikuar më: 14:25 14-03-2017

Ministri i Brendshëm i larguar dy ditë më parë nga kabineti qeveritar Saimir Tahiri, është shfaqur në Ditën e Verës në krah të Kryeministrit Rama e kryebashkiakut Erion Veliaj. Madje në ceremoninë e përurimit të Pazarit të Ri kryebashkiaku Veliaj kishte këtë vlerësim për ish Ministrin e Brendshëm, i cili tashmë do të merret me fushatën zgjedhore të PS.

Erion veliaj:
“Saimiri meriton një supërduartrokitje për kontributin e tij fantastik në këtë skuadër”.
E më pas Tahiri është shfaqur në panairin e policisë, vend në të cilin zgjodhi të bëjë prononcimin e parë mediatik qw prej shkarkimit nga posti i Ministrit.
Saimir Tahiri:
“Siç bëmë policinë do të bëjmë të gjithë shqipërinë. Njerzit kanë plot besim që gjërat po shkojnë mirë. Shumë kemi bërë dhe shumë më mirë do bëjmë në vazhdim, përkundër shumë kemi për të humbur nëse kthehemi mbrapsht”.
Ndërsa vazhimësinë e tij pas zgjedhjeve të 18 qershorit Tahiri e përcolli thjesht me buzëqeshje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022649765014648