INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri flet për vjedhjen e parave të bankës, neglizhencë

Tahiri flet për vjedhjen e parave të bankës, neglizhencë

Publikuar më: 10:43 10-02-2017

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka folur për vjedhjen e parave të një dite më parë në Rinas.

Nga Elbasani Tahiri tha se ngjarja e djeshme është thirrja më e madhe sesi duhet të konceptojmë sigurinë të gjithë bashkë për një Shqipëri më të mirë dhe shtet më të fortë.
Ai e quajti punën e policisë private dhe atë të vetë bankave për sigurinë si neglizhencë.
“Ngjarja ka disa përgjegjës. Banka është me zero siguri. Është e pakonceptueshme që fati i lekëve të mbahet nga punonjës me 180 mijë lekë të vjetra. Banka dhe policia private pa masa sigurie. Të gjithë pyesin po policia? Por ne duhet të njohim gjithësecili përgjegjësinë tonë. Roja më i paguar është me pagë 200 mijë të vjetra. Skllavi me 200 mijë lekë nuk është hero. Me të tilla ngjarje jemi në sprovë. Duket sikur kemi rënë. Dhe ne duhet të ngrihemi të gjithë bashkë. Pikërisht atëherë kur gjthçka është kundër nesh, ne duhet të jemi bashkë. Policia duhet të gjejë dështuesit në bankë apo kompaninë private të sigurimit”, tha Tahri.

Tahiri ka tërhequr vëmendjen dhe kundrejt qytetarëve që ata të mos presin, por të bashkëpunojnë me policinë e para se të filmojnë të denoncojnë.
“Qytetaret dje filmonin ngjarjen dhe nuk raportonin në polici. Kjo nuk quhet përgjegjësi personale”, shtoi Ministri Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0030388832092285