INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri:

Tahiri: " Fronti i së keqes nuk do që policia të punojë"

Publikuar më: 12:11 21-02-2017

Gjatë mbajties së aktivitetit në sheshin e Ministrinë e Punëve të Brendshme, kushtuar "Promovimit të femrës në Policinë e Shtetit”, Ministri Tahiri ka vlersuar rolin e femrës në polici duke u shprehur që kjo e fundit nuk ka nevojë vetëm për forcën fizike por dhe atë të mendjes.

Gjatë këtij aktiviteti Tahiri nuk ka kursyer të jap dhe mesazhe dhe kundërshtarëve.

Sipas tij Policinë e Shtetit e sulmojnë të gjithë ata që nuk duan që policia të punojë dhe që ky vend të jet i drejt.

“Armiku i policisë është sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas muskujve, mikut, pushtetarit e jo sipas ligjit. Zgjidhja më e madhe është reforma në drejtësi.

Fronti i së keqes nuk e do policinë më të mirë, më të drejtë.

Ju jeni gra e vajza, shumica ka fëmijë dhe i edukoni fëmijët me sensin e mirë pas vetes.

Shumica juaj jeni mësuar dhe jeni rritur të tilla, dhe kjo është puna juaj e përditshme. Kemi ende një gjera pa bërë, është reforma në drejtësi. Shoqëria mund të jetë më e drejtë me reformën në Drejtësi”, u shpreh ministri Tahiri

Article Logic
Execution time: 0.0040030479431152