Saimir Tahiri ka pranuar sot në “Opinion” se ka biseduar me Kryeministrin Rrama ditën e djeshme dhe ka patur një takim me të. Tahiri tha se gjatë takimit më Ramën kanë folur normalisht për një situatë anormale.
“Nuk më ka kërkuar asgjë për të cilën unë ja vlen të që unë ta shënoja dhe ta ndaj me ju. Kam pasur një bisedë normale për një situatë anormale”, u shpreh Saimir Tahiri.
Pyetje: Është e vërtetë që keni kërcënuar kryeministri?
“Këto janë përralla. Unë nuk jam rritur ashtu. Unë nuk kam kërcënuar asnjë njeri në jetën time. çdo e vertetë e imja nuk është kërcënim për kërkënd””, tha Tahiri.