INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri kërkon nga Prokuroria autorin e “çimkës”

Tahiri kërkon nga Prokuroria autorin e “çimkës”

Publikuar më: 10:04 03-06-2016

Ministri i Brendshëm i ka kërkuar me ngulm Prokurorisë të gjejnë personin, i futi në zyrë përgjuesin. Kjo kërkesë është një detyrë shumë e vështirë për ekspertë, pasi në zyrën e ministrit mund të kenë hyrë dhe dalë shumë njerëz dhe gjurmët që kanë lënë janë thuajse inekzistente. Sipas Lapsi.al burime nga prokuroria thanë se aparatura përgjuese që Saimir Tahiri gjeti në zyrën e tij ishte audio. Pra aparatura ka përgjuar vetëm zërat apo zhurmat në zyrën e tij. Ende nuk është e qartë modeli i aparaturës, por mendohet se pajisja përgjon në një rreze deri në 20 metra. Praktikisht, çfarëdo është thënë brenda në zyrën e Tahirit është e qartë për ata që kanë dashur të mësojë se çfarë ndodh, kush hyn e kush del në zyrën e ministrit dhe çfarë biseda bëhen.

Article Logic
Execution time: 0.0019948482513428