INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri kundërshton ambasadorin Lu: I zgjidhim vetë problemet tona, s’kam ndërmend të bëj marrëveshje me Ramën

Tahiri kundërshton ambasadorin Lu: I zgjidhim vetë problemet tona, s’kam ndërmend të bëj marrëveshje me Ramën

Publikuar më: 22:30 19-10-2017

Ish-ministri i Brendshëm është pyetur mbrëmjen e sotme në emisonin “Opinion” nëse ka dijeni për ekzistencën e 20 familjeve kriminale në Shqipëri, deklaratë kjo e bërë më parë nga ambasadori amerikan Donald LU. Saimir Tahiri ka mohuar kategorikisht që në vend të funksionojnë grupe kriminale në rang familjesh.
Tahiri tha mbrëmjen e së enjtes se nuk është dakord me deklaratën e ambasadorit amerikan. Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të presin që të vijë një i huaj për t’i rregulluar punës.

“Kam shumë respekt për ambasadorët në tërësi, pavarësisht se i kam njohur ndryshe
secili me të vetat, njerëz janë edhe ata.
S’kam preferuar të jem lloji i politkanit që shtrihet barkas para një ambasadori, apo t’i puthja dorën ndonjë herë një ambasadori, kam menduar që Shqipëria është një shtet sovran që me hallet e veta, t’i zgjidhë vet e as kam pritur që të vijë një ambasador të na zgjidhi problemet që ne mund t’i zgjidhim vet.
Në shtëpinë time s’ka asnjë burrë që vjen të zgjidhë problemet. S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasi per polcinë të vijë të më japi një ndihmë konkrete.
E kam gjetur me 11 milionë euro ndihma nga të cilat 2 janë reale të tjerat ishin pallavra, ekspertizë kot. Megjithate e vleresoj ambasadorin amerikan per kurajon te pashoq per te denoncuar gjera”.

Në mbyllje të emisionit Saimir Tahiri ka deklaruar se nuk ka ndërmend dhe as dëshirë të bëjë marrëveshje me Ramën, lidhur me çështjen e tij.
S’kam ndërmend dhe as dëshirë të bëj marrëveshje me Ramën dhe me askënd”, ka thënë Tahiri.

Më herët, Saimir Tahiri kishte pranuar që raportet e tij me Ramën pas zgjedhjeve ishin ftohur.
Tahiri, pohoi se ky ishte filmi që ai priste ta shihte një ditë, ndërsa theksoi me ironi se mund t’i qëllonte që të ishte në një qeli me ata që ai dikur arrestoi gjatë detyrës si ministër.
“Ky është filmi që prisja ta shihja një ditë. Që i gjithë llumi të më vinte në bark. Mua mund të më ndodh që të bëjë burg me ata që kam arrestuar vet. Unë po them, është kollaj për një politikan sot që të përfitojë nga një aleancë për të qenë i paprekshëm, dhe nuk është kollaj ajo që kam bërë me veten. Kam luftuar për ditë për të punuar. Nuk kam zgjedhur që të ruaj miqësinë me dikë. Me aq sa kam mundur kam punuar. E di që ju intrigon shumë nëse mund të kem shumë informacione."

 

Article Logic
Execution time: 0.0042140483856201