INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri

Tahiri "kurbani" i Ramës. Roland Lami zbulon arsyet e dorëheqjes së ish-ministrit [VIDEO]

Publikuar më: 14:30 04-05-2018

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, çka solli reagime zinxhirë jo vetëm në politikë. Në analizën e tij për IN tv, Roland Lami thotë se dorëheqja e Saimir Tahirit është e vonuar.
Roland Lami:
“Heqja dorë nga mandati unë gjykoj që është një akt politik i vonuar dhe kjo vonesë ishte një hap mbrapa, për sa i përket sjelljes që kanë aktorët politikë, ku institucionet e akuzës adresojnë çështjen ndaj tyre”.
Roland Lami zbulon arsyet, se përse Saimir Tahiri vendosi në këtë moment të dorëzojë mandatin e deputetit, edhe pse akuzat ndaj tij janë ngritur prej më shumë se 6 muajsh.
Ronald Lami:
“Ky hetim ka nisur nga ndërkombëtarët. Është monitoruar nga ndërkombëtarët dhe po nxitet nga ndërkombëtarët dhe në këtë atmosferë tensioni, kufizimesh, zoti Rama ndoshta e ka parë të arsyeshme të çlirojë këtë barrë, duke bërë ndoshta kurban zotin Tahiri, mund të jetë ky një interpretim ose mund të bëhet një akt formal për të treguar te faktori ndërkombëtar që ja kërkesa juaj”.
Gjuha e përdorur nga ish ministri i Brendshëm ishte e fortë, ndërsa nuk kurseu as miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij. Por, si e sheh këtë reagim të Saimir Tahirit analisti Roland Lami?
Ronald Lami:
“Nëse ndjehet kurbani i rradhës, do përdorë edhe ai kartën e tij të presionit ndaj bashkëpunëtorëve të tij, meqë unë po hetohem, atëherë duhet të hetoheni të gjithë. Meqë ju keni menduar, që unë të jem kurbani i rradhës, kurbani i rradhës duhet të jeni edhe ju të tjerët, të cilët keni shpërdoruar pushtetin apo qeverisjen po aq keq sa unë”.
Por, këto zhvillime në kampin qeveritar sipas Lamit i dhanë të drejtë akuzave publike të Partisë Demokratike.
Roland Lami:
“Opozita një gjysmë fitore ndaj ish-ministrit të Rendit e ka”.
Ndërsa thotë se ka ardhur koha për Vetting edhe në politikë, Roland Lami hedh akuzën, se ky proces në fakt po pengohet nga klasa politike shqiptare.

Article Logic
Execution time: 0.0038268566131592