INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri me lot në sy dhe me zë të dredhur: Ndjesë tim biri, ndoshta do më takojë të bëj pak burg, por jam i pafajshëm [FOTO]

Tahiri me lot në sy dhe me zë të dredhur: Ndjesë tim biri, ndoshta do më takojë të bëj pak burg, por jam i pafajshëm [FOTO]

Publikuar më: 20:27 19-10-2017

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shfaqur i prekur në nisje të emisionit “Opinion” në Tv Klan. Ai nisi të sqarohet me një zë të dridhur dhe sytë e tij janë përlotur për pak çaste. Tahiri tha se ky është një moment i vështirë në jetën e tij, për të dhe për familjen e tij. “Jam ministri i brendshëm më jetëgjatë pas viteve 90, por mesa duket për mua është e thënë që të bëj edhe pak burg” – tha Tahiri. Por më pas Tahiri ngriti zërin, duke thënë se ai është i pafajshëm dhe se Habilajt i ka kushërinj shumë të largët

Pjese nga fjala e tij:
“Doja ta nisja pak më ndryshe, s’është një moment i zakonshëm për mua dhe as për familjen time, sic nuk është një moment i zakonshëm për gjithë njerëzit që më kanë njohur apo ata që kanë besuar te mua, më kanë zgjedhur, përfshirë edhe ndoshta edhe me ndjesën time për shqetësimin, kolegëve në PS, deputetëve, kolegëve që janë sot në parti, kryeministri, të cilëve u kam krijuar pa dashjen time një shqetësim të pamerituar, së pari është familja ime dhe im bir dhe këto janë ditët kur unë duhet të kujdesem për ta. Janë ditë shumë jo komode për mua, pavarësisht se që kur kam hyrë në politikë jam gjendur në sulme të vazhdueshme. Aq më shumë kur kam qenë ministër. Dua të falenderoj këdo qytetar që më ka kontaktuar. E nëse fjalët e mia sdo mjaftonin ti bind, ka plot njerëz që më kanë marrë në telefon, e për mua është shumë më e vyer sot se sa dje, që isha ministër, sot që jam në akuzë. Ka gjithminë një moment për të kuptuar se sa armiq të vërtetë bën dhe sa miq të rremë bën. Sic ka sigurisht miq pafund e kolegë që më kanë marrë në telefon apo mqë kanë mbështetur, ky është një nga aot momentet që nuk mjaftohet nga fjalët por presim drejtësi.
S’i vë faj kujtdo që nuk më ka marrë dot në telefon, apo ka pasur frikë se mendon që jam në përgjim, si vën faj askujt se edhe unë jam koshient, kjo është jeta.
Ka gjithmonë një moment për të kuptuar se sa armiq të vërtetë bën dhe sa miq të rremë bën. Sic ka sigurisht miq pafund e kolegë që më kanë marrë në telefon apo mqë kanë mbështetur, ky është një nga ato momentet që nuk mjaftohet nga fjalët por presim drejtësi
S’i vë faj kujtdo që nuk më ka marrë dot në telefon, apo ka pasur frikë se mendon që jam në përgjim, si vën faj askujt se edhe unë jam koshient, kjo është jeta.

tahorsa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037829875946045