INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri: Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizion, reagon Xhafaj

Tahiri: Ministri i Brendshëm numëron bandat në televizion, reagon Xhafaj

Publikuar më: 12:30 03-05-2018

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas deklaratave kritike të Saimir Tahirit se numëron bandat në TV.

Xhafaj nuk komentoi dorëheqjen, por për kritikat tha se nuk u heq asnjë presje atyre që ka thënë.

‘Nuk kam asnjë koment për dorëheqjen. Nuk u heq asnjë presje atyre që kam thënë deri tani’ u shpreh Xhafaj para mediave.

Por ja si u shpreh Tahiri kundrejt Xhafës.

‘Ca thonë banda është në pushtet, ca në parlament, ambasadorë lart e poshtë flasin për mafiozë dhe banda shqiptare, edhe ministri brendshëm numëron në televizor bandat, një tmerr për të marrë valixhet e për të ikur. Ka më shumë kriminalitë në Itali, po askush nuk numëron bandat në televizor.
Ka më shumë në Greqi po përsëri se bëjnë. Ka më shumë vrasje, drogë, prostitucion kudo në botë, por askush nuk ia nxin faqen vendit të vet sa bëjmë ne, për të na fërkuar pak kokën ndonjë i huaj e për të bërë karrierë në kurriz të të tjerëve. Dhe shqiptarët na mbajnë në kurriz, duke i bërë moral. Unë kam duruar 6 muaj, do duroj edhe aq sa të duhet për të dalë e vërteta ime në dritë" u shpreh Tahiri mesditën e sotme ndërsa dorëzoi edhe mandatin e deputetit.

Article Logic
Execution time: 0.0039069652557373