INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri në arrest shtëpie, avokati Maks Haxhia nevrikoset me pyetjen e gazetarit

Tahiri në arrest shtëpie, avokati Maks Haxhia nevrikoset me pyetjen e gazetarit

Publikuar më: 13:02 15-05-2018

Gjykata e krimeve të rënda ka rrëzuar kërkesën e avokatit të ish ministrit Tahiri për heqjen e masës së sigurisë 'arrest shtëpie'.

Në një promocim për mediat avokati, Maks Haxhia ka deklaruar se gjatë seancës gjyqësore nuk ishte paraqitur asnjë provë të re.

"Në gjithë materialin nuk kishte asnjë provë të re, me dyshime ose bazuar në prova, implikimin e Tahirit në ndonjë vepër penale. Jemi të bindur që vendimi do prishet nga Gjykata e Apelit.”- u shpreh Haxhia.

Por një pyetje e gazetarit për akuzat e shumta që po i shtohen Tahirit ka nxehur avokatin i cili i është kthyer

"E di historinë e mbretëreshës së Anglisë me Bitëllsat? Kur nuk mbron veten…”

DEBATI ME GAZETARET

Gazetari: Prokuroria iu referua disa te dhenave bazuar ne leterporosite e ardhura nga Greqia.

Haxhia: Jo, në materialin që une kam lexuar…

Gazetari: Kete deklaroi ne seance…

Haxhia: Tani do flasim ne prova dhe dokumente apo do flasim me ato cka thuhet ne tavolinen e Prokurorit? Prokurori tha edhe ate tjetren që duhet të arrestohet zoti Tahiri e të ndalohet se në tavolionën dhe zyren time mund të ndërhyjë duke prishur provat. A tha keshtu apo jo?

Gazetari: Ne fakt ai tha se zoti Tahiri e di nje dite perpara se ke do pyes une.

Haxhia: E di historinë mes mbretëreshës së Anglisë dhe Papes se Romes me Beatles (bitellsat)?
Ajo eshte qe kur s’je i zoti të ruash veten….

Gazetari: Domthene prokuroria eshte e paafte sipas jush?

Haxhia: Jo s’e thashe ate.

Article Logic
Execution time: 0.0034849643707275