INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri në gjykatë: Në këtë vend nuk kalon njeri pa marrë faturën që i takon

Tahiri në gjykatë: Në këtë vend nuk kalon njeri pa marrë faturën që i takon

Publikuar më: 12:12 06-02-2019

“Drejtësi e vonuar nuk është më drejtësi”. Kështu reagoi ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pasi Gjykata e Krimeve të Rënda nuk mori vendim për ankimimin e bërë prej tij për shtyrjen e afatit të hetimeve për lidhjet me grupin Habilaj. Me vendimin e drejtësisë italiane, Tahiri u mbrojt para gazetarëve për akuzat për trafik ndërkombëtar të drogës me grupin Habilaj.
“Unë akuzohem për trafik ndërkombëtar droge. Prokuroria Anti-mafia dhe gjykata në Itali kanë thënë që ky njeri nuk ka lidhje”, tha ai.
Ai foli edhe për sekrete të nxjerra nga prokurorët. “Telefonat tuaj janë të mbushur me mesazhe. Një vit e tre muaj hetim, unë nuk di se çfarë ka mbetur e fshehur në këtë proces, pasi lajme janë trafikuar në media pa fund. Sekrete hetimore jo, e jo, pasi janë trafikuar lajme, që unë shyqyr i kam edhe me mesazhe, nga prokuroria”, u shpreh ish-ministri.
E përkundër akuzave, ai u shpreh se do të pres me durim vendimin e gjykatës. “Nuk e kam humbur durimin. Do pres deri në fund çdo veprim të prokurorisë e çdo vendim të gjykatës, por ka humbur sensin”, vijoi Tahiri.
Jo pak herë Tahiri ka paralajmëruar se do të flasë pas vendimit final të drejtësisë shqiptare: “Në këtë vend që jemi ne, nuk kalon njeri pa marrë faturën që i takon, ma besoni këtë"

Ndërkohë, Gjykata e Krimeve të Rënda e ka shtyrë dhënine e vendimit për ankimin e bërë prej tij ditën e hënë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035090446472168