INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri në krah të Çakos, ja si e komenton vendimin

Tahiri në krah të Çakos, ja si e komenton vendimin

Publikuar më: 12:53 16-06-2016

Vetëm pak minuta pasi Gjykata e Apelit e ktheu në detyrën e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako u shfaq krah Ministrit Tahiri.
Ky ishte momenti i duhur për Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për të dalë publikisht në krahun e tij. Në një deklaratë për median, jashtë zyrave të ministrisë, Tahiri tha se rruga  për të reformuar sistemin e drejtesisë sapo ka nisur.
Saimir Tahiri:
“Rruga jonë për të reformuar sistemin e drejtesisë, për të garantuar integritetin dhe pastërtinë e drejtësisë sapo ka nisur. Ashtu si beteja jonë për tu bërë bashkë me shqiptarët për të garantuar që ligji të jetë një dhe i barabartë për të gjithë sapo ka nisur. Rruga jonë në këtë drejtim ka pengesa dhe sakrifica por çdo pengesë dhe sakrificë është një konfirmim për rrugën e duhur që kemi marrë. Çdo plagë dhe çdo gërvishje që marrim rrugës na bën vetëm më të fortë, më të bindur se jemi në rrugën e duhur për të rilindur Policinë e Shtetit".
Por a ka patur presion ndaj gjykatës për këtë vendim, ministri Tahiri ka këtë përgjigje:
Saimir Tahiri:
“Akuzat e opozitës nuk janë më të reja për mua, kanë shkuar mbi 2000 mijë konferencat e shtypit dhe deklaratat kundër Ministrisë së Punëve të Brendshme, meje personalisht, kundër Policisë së Shtetit dhe ashtu si çdo gërvishje dhe plagë që marrim nga segmente të caktuara të drejtësisë të cilët i friksohen reformës në drejtësi, ashtu dhe opozita me deklaratat e veta vetëm na bind më shumë se kjo është rruga e duhur dhe na nxit më shumë të bëjmë gjithçka kemi nisur për të modernizuar policinë, për tu shërbyer më shumë qytetarëve, për të luftuar akoma më fort me kriminelët dhe të korruptuarit, për ta bërë Shqipërinë më të drejtë”.

Article Logic
Execution time: 0.0032870769500732