INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri nga Paskuqani: Nuk duam koalicion për vota por për të punuar

Tahiri nga Paskuqani: Nuk duam koalicion për vota por për të punuar

Publikuar më: 18:13 29-03-2017

Gjatë një takimi me banorët e Paskuqanit, Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahiri ka shigjetuar edhe një herë tjetër Lëvizjen Socialiste për Integrim. Duke ju referuar koalicionit për zgjedhjet e 18 Qershorit, Tahiri theksoi se Partia Socialiste kërkon një koalicion jo për të fituar vota por për punuar akoma pas 18 qershorit.

‘’Ne nuk duam një koalicion për të fituar por duam një koalicion për punuar. Nuk duam një koalicion për të mbledhur vota por një koalicion për të punuar pas 18 qershorit bashkë me shqiptarët për Shqipëri  që duam. Disa duan në çadër pushtet disa e duan në tavolinë. Askush nuk jep llogari për punët që nuk ka bërë.

Në 18 Qershor ju do votoni, ne që duam legalizim të shtepive apo ata që duan legalizim të partisë apo legalizim të përjetshëm të pushtetit. Shqiptarët do votojnë dhe do vendosin,  ne që duam njerëzit që meritojnë punë dinjitoze jo do si do apo ata që ofrojnë një vend pune për të mbledhur disa vota’’, tha Tahiri.

Kreu i PS Tiranë theksoi se në 18 qershor nuk vendoset thjeshtë fati i katër viteve por ai i dhjetëve viteve të ardhshme.

'Në 18 qershor ju do të vendosni nëse duam një Shqipëri që punon apo Shqipërinë e llafeve. Ju do të vendosni në 18 qershor nëse duam të bëjmë shtet apo nëse do shkojmë pas te ata që e shkatërruan shtetin. Në 18 qershor ju do vendosni nëse këtë vend do e marrin në dorë të rinjtë për ta qeverisur të rinjtë apo do vazhdojë të mbetet në dorën e atyre që e mbajtën peng për 20 e kusur vite.

Që ndjenjën në sipërfaqe për 20 e kusur vite e që kurrë nuk bënë një punë, përveçse të rrinin në ekuilibër, të mbanin njëri - tjetrin në kurriz të popullit. Në 18 qershor do ketë zgjedhje. Dhe në 18 qershor duhet të shkojmë në zgjedhje bashkë’’, shtoi ndër të tjera Tahiri.

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158