INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri: Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuza. Politika dhe krimi janë si...

Tahiri: Pas Aldo Bares jam i dyti me këtë akuza. Politika dhe krimi janë si...

Publikuar më: 14:04 28-02-2019

Ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i janë komunikuar akuzat sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Prokuroria për Krime të rënda mbylli dje hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”. Duke komentuar akuzat pas 45 minutave në zyrën e prokurorëve të çështjes, Tahiri ironizoi se pas Aldo Bares ndoshta është i dyti me këtë akuzë. Ndonëse tha se do respektojë drejtësinë, ish-ministri tha se kjo pritej duke e cilësuar proces të turpshëm, politik e të komanduar.

Tahiri nuk pranoi të thoshte se nga komandohet prokuroria në akuzat e ngritura ndaj tij, por tha se politika krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç'është dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

Pjesë nga deklarata e Tahirit:

"Akuza ishte më e rëndë se kaq, ishte trafik droge, krijim i grupit të strukturuar kriminal, vepra panel. Mendoj se pas Aldo Bares ndoshta jam i dyti me këtë akuzë. Nuk ka ndonjë surprizë të madhe. Prokuroria e komanduar siç e nisi e bitisi këtë histori. Pavarësisht nxitjes që kam nga brenda, nuk dua të merrem. Dua të respektoj drejtësinë. Do vazhdoj t’i shkoj drejtësisë deri në fund edhe duke besuar.

Kur flisni për prokurori të komanduar nga cila anë?

Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh.

Cilat ishin provat e reja?

Nuk kam parë asnjë. Do e shoh në vazhdim.

Të gjithë personat e tjerë të akuzuar si ju mbahen në arrest me këtë akuzë. A keni frikë se prokuroria do kërkojë burg për ju?

Nuk më frikëson asgjë veç të vërtetës. Nuk më intereson se ç’bën prokuroria. Më intereson vetëm e vërteta. Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri në fund, i komanduar, unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal."

Article Logic
Execution time: 0.0036888122558594