INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri “pushton” mediat e huaja, në pritje të fatit të ish-ministrit

Tahiri “pushton” mediat e huaja, në pritje të fatit të ish-ministrit

Publikuar më: 16:13 20-10-2017

Politika shqiptare orët e fundit po ‘zien’ për çështjen Tahiri.

Një zhvillim i tillë politik aspak i zakontë,ka gjetur jehonë në shtypin botëror.

‘Prokurorët shqiptarë kërkojnë arrestimin e ish ministrit të akuzuar për korrupsion dhe trafik droge’ e hap titullin e shkrimit britanikja Daily Mail e cila pasqyron rrjedhën e ngjarjeve përgjimet e palës italiane,përfshirja e Habilajve dhe përmendjen e deputetit si i afërm i i trafikantëve të drogës.

Prestigjiozja Reuters shkruan se Parlamenti ka 24 orë për të vendosur për t’i hequr apo jo mandatin ish ministrit Tahiri në mënyrë që Prokuroria të nis hetimet ndaj tij duke nënvizuar se Rama nuk e zgjodhi Tahirin në kabinetin e tij gjatë mandatit të dytë.

Edhe mediat italiane dhe greke po ashtu kanë shkruar lidhur me zhvilimet më të fundit në Shqipëri ku sigurisht kryefjalë është kërkesa e prokurorisë për arrestimin e ish ministrit Saimir Tahiri.

‘Politika shqiptare ndërhyn në trafikun e drogës dhe krimit të organizuar, zhvillime të rëndësishme në Shqipëri. Ish ministri ii brendshëm akuzohet për trafik droge’ citojnë mediat greke.

Cilido të jetë fati ish ministrit të Brendshëm,emri i tij tashmë do të njihet edhe në mediat botërore si një politikan që zuri faqet kryesore te artikujve me dyshimet për perfitime nga trafiku i paligjshëm i lëndeve narkotike.

dailyyy.PNG

Daily Mail media britanike

 

italia.PNG

Exit media italiane

 

 

media_geeke.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036211013793945