INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri: Qeveria do amnistojë, ata që dorëzojnë armën brenda datës 17 prill

Tahiri: Qeveria do amnistojë, ata që dorëzojnë armën brenda datës 17 prill

Publikuar më: 17:43 07-12-2016

Qeveria ka miratuar sot vendimin që amniston të gjithë qytetarët që dorëzojnë armët pa leje vullnetarisht, Në vendimin e Këshillit të Ministrave u lihet kohë deri më datën 30 prill 2017, që të bëjnë dorëzimin e armëve.
Ky lajm është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Facebook.
“Sot miratuam në qeveri, Jo Ndjekje Penale dhe Zero Dënim për ata që dorzojnë armën brenda 30 Prill 2017”, thotë Tahiri.
Kjo nismë ka nisur para disa javësh nga Ministria e Brendshme me qëllim sensibilizim e qytetarëve për të vetëdorëzuar armët që kanë pa leje.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666