INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri sërish në gjykatë, gjyqi po zgjatet përtej çdo limiti po përfundon me ''BOTOX''

Tahiri sërish në gjykatë, gjyqi po zgjatet përtej çdo limiti po përfundon me ''BOTOX''

Publikuar më: 11:17 22-07-2019

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri sërish ishte sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzat për trafik droge. Edhe sot seanca në ngarkim të tij është shtyrë por lajmi i ri është se ai ka fituar gjykim të shkurtur.

“Edhe shtyrja e sotme është e tepërt, është para gushtit dhe gushti është pushim, mua më duket shumë e tepërt. U shty për shtator kjo histori, por ishin të gjitha kushtet që të bëhej gjykim i pandërprerë, siç e kërkon Kodi edhe siç duhet me rastin. Ju nuk u lodhët me këtë histori. Po zgjatet përtej limitit të vazhdueshëm”, tha ai.

Gazetarët e pyetën nëse do e kalojë "provimin e shtatorit". Ai u përgjigj me një batutë: "Maksimumi në shkollë kam bërë 20% në vjeshtë nuk kam ngelur ndonjëherë. Dhe kjo është gallatë tani, kjo histori ka filluar me burra me musteqe dhe ka përfunduar me burra me botoks."

 

Article Logic
Execution time: 0.0039799213409424