INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri: Si mund ti shpëtojmë karburantet nga grabitjet?

Tahiri: Si mund ti shpëtojmë karburantet nga grabitjet?

Publikuar më: 13:31 24-10-2016

170 karburante janë grabitur gjatë 5 viteve të fundit. Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, në një aktivitet të organizuar për rritjen e masave shtesë të sigurisë. Por shifrat e zbulueshmërisë së grabitësve janë të ulëta, edhe pse një pjesë e madhe e pikave të  karburanteve në vendin tonë janë të pajisur me kamerat e sigurisë.
Saimir Tahiri:
“Nga 2011-2016 janë mbi 170 vjedhje dhe grabitje dhe janë zbuluar jo më shumë se 40% e tyre. Kjo sepse jemi përpara një lloj fenomeni kriminal që ka vështirësi në hetim”.
Në këto kushte Ministri Tahiri ka një propozim konkret për këtë çështje, në mënyrë që te evitohet rreziku i grabitjes së parave cash në pikat e karburanteve.
Saimir Tahiri:
“E para dhe më e domosdoshmja është eliminimi i parave cash gjatë natës në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri dhe kjo të bëhet duke përdorur teknologjinë dhe duke përdorur mundësinë që paratë mos i mbajë në xhep operatori shitës i karburantit, por të paktën gjatë natës të jenë pjesë komunikimit që ka qytetari, konsumatori me një automat elektronik që garanton siguri maksimale.
E dyta masë e domosdoshme është sistemi i kamerave. Thuajse të gjithë pa përjashtim sot keni bërë investimet tuaja personale për të pasur një sistem kamerash për të pasur në çdo pikë karburanti. Thuajse të gjithë e keni bërë këtë mbi bazën e njohurive personale apo profesionale pa një konsultim me policinë, sepse kjo çështje nuk ka qenë as në vëmendjen e policisë më pare”.
Tahiri propozon gjithashtu që me anë të teknologjisë, në pikat e karburantit të bëhet identifikimi i targës së makinës, nëse është e flasifikuar apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0034480094909668