INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri: Sot në Shqipëri kemi vendosur 22 zyra shërbimi për qytetarët

Tahiri: Sot në Shqipëri kemi vendosur 22 zyra shërbimi për qytetarët

Publikuar më: 12:37 17-01-2017

Ministri Brendshëm Saimir Tahiri gjatë inagurimit të Zyrës së Shërbimeve Qytetare dhe i “Njësisë Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë është shprehur se zyra e shërbimit është e rëndësishme dhe shton

mundësinë për t’u shërbyer qytetarëve në qarkun Gjirokastër.

Sipas tij, deri dje nuk kishte mundësi për t’u shërbyer qytetarëve, ndërkohë që sot ka 22 zyra shërbimit në të gjithë Drejtoritë e qarqeve në Shqipëri dhe të cilat vitin e kaluar kanë dhenë mbi 350 mijë shërbime.

“Besimi që duhet të krijojmë tek qytetarët për Policinë e Shtetit kalon tek shërbimet.

Është kjo arsyeja pse kemi investuar të hapim zyra shërbimesh, t’i shërbejmë qytetarëve me transparence dhe në kohë.

Kjo është mënyra e vetme për t’u bërë bashkë për të për të ndërtuar lagje dhe komunitete me të sigurta.

Në Gjirokastër dhe në të gjithë qarkun zyrat e shërbimit janë kontribut, duke theksuar standardin dhe cilësinë për qytetarët dhe nga ana tjerët është ndër qarqet më shembullorë që ka policia më qytetarët" u shpreh ministri

Article Logic
Execution time: 0.0018601417541504