INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri sulme publike gjyqtarit që pezulloi Haki Çakon

Tahiri sulme publike gjyqtarit që pezulloi Haki Çakon

Publikuar më: 11:08 08-06-2016

Sulm i hapur ndaj gjyqtari që mori vendimin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Është Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, një ditë pas këtij vendimi të Prokurorisë së Tiranës, sulmoi ashpër gjyqtarin që dha vendimin, duke thënë se ai “ka liruar nga burgu njerëz që kanë kryer vepra të rënda penale”.
Saimir Tahiri:
“Ka liruar nga burgu njerëz që kanë kryer vepra të rënda penale. U shkarkua, por papritur kthehet prapë në detyrë. Si mund të kthehet në detyrë një gjyqtar që liron një vrasës nga burgu? Ky gjyqtar pati guximin moral për të shkelur ligjin e për të dhënë një vendim tërësisht politik. Ky gjyqtar është fytyra e vërtetë e atyre që mbrohen nga ata që nuk e duan reformën në drejtësi. Është përfaqësues i korporatës së të korruptuarve”.
E në këto kushte, Tahiri flet për nevojën e ndryshimit rrënjësor të sistemi të drejtësisë.
Saimir Tahiri:
“Ka ardhur dita që jemi në një test historik për t’u ndarë nga e shkuara. Jemi përpara një provimi madhor për të ardhmen e fëmijëve tanë. Duhet të ndajmë nëse në drejtësi na duhen prokurorë e gjyqtarë që vendosin për qytetarin apo për të fortin. Nuk duam të korruptuar në gjykata që janë peng i atyre që i kanë emëruar”.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725