INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri sulmon Presidentin dhe Gjykatësit. Ja pse…

Tahiri sulmon Presidentin dhe Gjykatësit. Ja pse…

Publikuar më: 11:22 09-06-2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri në një konferencë ka zgjedhur sërisht të sulmojë Gjykatën e Tiranës në lidhje me vendimin, që gjyqtari Arjan Aliaj dha për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Policisë së Shtetit. Ai tha se Aliaj është përzgjedhur jashtë shortit dhe jashtë ligjit, me justifikimin se gjyqtari i përzgjedhur me short kishte probleme shëndetësore. Tahiri me këtë rast ka ngritur dhe akuza kundrejt kreut të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islami, duke thënë se ai ka lidhje me Sali Berishën, pasi është Tropojan, por dhe se i ka shërbyer si asistent Argita Berishës.
Ministri i Brendshëm ka vijuar dhe me Presidentin Nishani që është njëherësh dhe kreu i KLD. Këtij të fundit i ka kërkuar të përgjigjet mbi arsye se pse u përzgjodh gjyqtari, që ka liruar persona të dënuar për vepra të rënda penale, për të dhënë një vendim të paligjshëm.

Pjesë nga fjala e Tahirit:

“Për cilën arsye u shkel ligji e rregulli e u përgjodh jashtë çdo shorti Aliaj? Për cilën arsye, Kryetari i Gjykatës së Tiranës, Fatri Islami, i lidhur me Berishën, asistent personal i Argita Berishës, ka përzgjedhur pikërisht jashtë ligjit jashtë rregullit jashtë shortit gjyqtarin Arjan Aliaj? Për cilën arsye duhej ky shërbim politik? Për cilën arsye duhej përzgjedhur një ushtar? Duhej përzgjedhur pikërisht ky me një çështje që nuk ka lidhje me të vërtetën dhe asnjë lidhje me drejtësinë.  Këto janë pyetjet që duhet të përgjigjet Presidenti i Republikës, në rolin e kryetari të KLD, i cili, nëse gjen kohë për lojërat e kalamajve duhet të përgjigjet për skandalet në gjykatën e Tiranës.”

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582