INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri trondit shtetin! Mes kërcënimeve të forta lë mandatin e deputetit

Tahiri trondit shtetin! Mes kërcënimeve të forta lë mandatin e deputetit

Publikuar më: 09:54 03-05-2018

Ish Ministri i Brendshëm, Sajmi Tahir lë dhe mandatin e deputetit. Ky vendim që habiti të madh e të vogël u bë publik nga vetë ai gjatë një konference. Po para se të bënte publik këtë vendim ai ngriti dhjetra akuza, në drejtim të kryeministrit, opozitës, ndërkombëtarëve. Ai madje dhe kërcënoi. Ndërsa tha se jep dorëheqjen se do që të gjykohet si qytetar i thjeshtë.

"Unë nga sot dorëzoj mandatin e deputetit. Deri sa të zbardhet e vërteta. Ja ku më keni, unë këtu jam e do jem përballë jush, fuqia ime është e vërteta ime, familjes e miqve u kërkoj ndjesë për gjithë shqetësimin padrejtësisht, ata shqiptarë që besuan te unë s’kam fjalë ti falenderoj. Unë nuk jam nga ata që fshihem, që tretem pas mandatit, pas imunitetit, kjo nuk është ndeshja ime e fundit, kjo është veç e para, do vazhdojë deri kur t’ja dal. Nga sot nuk jam më deputet, do përballem me këdo. Si qytetar i lirë jam përballë kujdo, as dorëzohem as kam ndërmend ta bëj. Unë nuk jam palaço si ato që kanë qeverisur. Unë jam Saimir Tahiri e s'kam nevojë për imunitet për t'u përballur me palaçot në Parlament. As drejtësinë, nuk do na e falë njeri, do e fitoj me kockat e mia. Unë do duroj deri në fund. Ora e të vërtetës time nuk është larg. Do ketë për të gjithë një orë që do përballen me drejtësinë. Kjo nuk është ndeshja ime e fundit, është veç e para”, tha Tahiri.

Ja ç'tha Tahiri për Ramën dhe Xhafajn:

"Edi Rama në fillim i falenderoi opozitarët për kontributin. Pasardhësi im në detyrë, me akuzat për policinë e kriminalizuar, ia kaloi edhe Saliut edhe Lulit. Lazaratin nuk e kishin aty plot e përplot, Krujën, Beratin, Gjirokastrën, Tiranën, të mbjella me hashash për më shumë se 15 vjetësh e tani i thonë njerëzve dhe botës se i bëra unë. Sot në Parlament rrinë ministra, ish ministra si ëngjëj, shesin dëngla më bëjnë dhe moral, unë u përpoqa, por mbajta dhe palacot e politikës në kurriz duke më bërë moral. Ta dini për statistikë, hapni shifrat e GdF, në 4 vjet të qeverisë ku shërbeva edhe unë, ti mbledhësh bashkë, kultivimi i hashashit është më pak sesa vetëm 1 vit i Sali Berishës kur ishte Kryeministër. Nuk e thotë njeri këtë. Për fat të keq as deputetët e PS. As Ministri i Brendshëm se ka përmendur kurrë. As kryeministri jo."

Akuzat e Tahiri për opozitarët:

"Më akuzon Lulzim Basha kllouni që bëri çfarë deshi dhe nuk u akuzua kurrë. Ministër i Brendshëm e vrau 4 njerëz në bulevard bashkë me Saliun e nuk u hetua kurrë. Ministër i Brendshëm vodhi rrugën e Kombit, shkoi në Lazarat. As u gjykua as nuk u hetua. Sot del si shul dhe më akuzon mua. Më akuzon Sali Berisha. E kanë rrënuar Shqipërinë më shumë se çdo pushtues. Më akuzon Monika dhe Iliri se zoti e di që nga do ti kapësh nuk ka ujë të shenjtë që i lanë. Dhe sikur të ishte vetëm kaq do ishte mirë, por nuk janë vetëm këta."

Tahiri për ndërkombëtarët:

Unë e di që politikanë pa kocka e pa bythë, këtë vend e kanë shitur qindra herë, e po të donin Shqipërinë sa ç’duan një përkëdhelje koke nga ca të huaj, ky vend nuk do ishte ky që është. Por nuk besoj u çmendën edhe këta të huajt sa të mos e vrasin mendjen për drejtësi, por të duan kurban njerëzish për të shkelur në Evropë. Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve e votuan si dele, me dy ambasadorë që për turpin tonë na duartrokisnin mbi kokë. 

 

 

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047