INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tahiri zbulon në New Europe, në 2015 u sekuestrua drogë me vlerë mbi 10 miliard euro…

Tahiri zbulon në New Europe, në 2015 u sekuestrua drogë me vlerë mbi 10 miliard euro…

Publikuar më: 14:21 29-02-2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka bërë "bilancin" e punës së dikasterit, që drejton përmes një interviste për New Europe. Ai tha se sasia e drogës së sekuestruar dhe shkatërruar në Shqipëri më 2015 ka pasur vlerë mbi 10 miliardë euro. Tahiri ka komentuar dhe sfidat e Shqipërisë në rrugën drejt hapjes së negociatave duke thënë se sfidat janë të brendshme, por edhe të jashtme.

Pjesë nga fjala e Tahirit:

“Sot, Shqipëria së bashku me BE përballet me një seri sfidash serioze si kriza e refugjatëve dhe lufta ndaj terrorizmit. Nuk e ekzagjeroj kur them se këto rrethana ndikojnë në proçesin e negociatave. Përveç kësaj, ne kemi sfidat tona të brendshme si çrrënjosja e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Qeveria po bën çdo përpjekje për të luftuar këto probleme dhe kemi arritur tashmë rezultate pozitive. Për shembull, në vitin 2015, sasia e drogës e konfiskuar dhe shkatërruar i kalon 10 miliardë euro. Gjatë të njëjtit vit, ne kemi shpronësuar pasuri të paligjshme në vlerën e 30 milionë eurove. Përsa i përket luftës ndaj korrupsionit, e kemi nisur me policinë. Aktualisht, nga gjithsej 10 mijë oficerë, që shërbejnë në polici, më shumë se 2 mijë janë në ndjekje penale ose disiplinore me akuza për korrupsion ose keqpërdorim të postit. Prandaj, hapja e negociatave është vetëm një hap për ne. Përpara kësaj, ne duhet të vendosim rendin në shtëpi dhe të garantojmë se qytetarët janë të barabartë përpara ligjit.”

Article Logic
Execution time: 0.0035190582275391