Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri po kalon disa orë të vështira, pasi prokuroria ka kërkuar arrestimin e tij. Lidhur me këtë, pritet që kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi të shqyrtojë kërkesën e Prokurosisë për të mbledhur Këshillin e Mandateteve dhe Imunitetit. Por Saimir Tahiri nuk është vetëm, sepse Simpatizantë të shumtë të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij te “Kodra e Diellit” për të ofruar mbështetjen e tyre.
Qytetarët dhe simpatizantët kanë njoftuar njëri-tjetrin dhe po mblidhen gjithnjë e më shumë përpara shtëpisë së Tahirit në shenjë mbështetjeje të plotë për ish-ministrin. Po ashtu, mësohet se në shtëpinë e ish-ministrit ishte edhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi.