INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Tailandë: Kapet peshku i çuditshëm me këmbë

Publikuar më: 10:13 27-02-2016

Një peshkatar në Tajlandë u çudit kur rrjeta e tij kapi një peshk me këmbë. Askush nuk e di me saktësi se çfarë lloj krijese është ky peshk, por njerëzit mendojnë se ky peshk zakonisht gjendet në ujëra të ngrohta.

Videoja e gjallesës është publikuar online nga “Live leak” dhe ka hapur debate të shumta. Peshku që mban në dorë peshkatari teksa qëndron në një urë pranë lumit ka këmbë dhe një bisht të gjatë.

Ekspertët mendojnë se ai është një llojë “Batfish”, peshq trekëndorë që janë të njohur për ecje në thellësi të ujërave me gjymturët e tyre, duke u zvarritur përgjatë shtratit të detit.

Article Logic
Execution time: 0.0033111572265625