INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tajlanda mund të mos jetë më parajsa e turizmit seksual [FOTO]

Tajlanda mund të mos jetë më parajsa e turizmit seksual [FOTO]

Publikuar më: 20:40 02-08-2016

Tajlanda nuk është vetëm një nga destinacionet ekzotike më të mira për turizëm të thjeshtë por edhe për atë seksual. Tre gra të veshura me pantallona të shkurtra përpiqen të mbulojnë fytyrë teksa bëjnë striptizëm në Pattya, Tajlandë, shumë të tjera dalin rrugëve për të kapur ndonjë klient, ndërkohë që qeveria po bën përpjekje për të ndaluar këtë treg famëkeq të seksit në Tajlandë.

Mijëra turistë dynden në shtetin e Azisë Juglindore çdo vit për të përjetuar eksperiencën e jetës së natës të vendit. Por ata gjithashtu vijnë edhe në qytete të tilla si Pattaya apo kryeqyteti Bangkok për të shijuar turizmin seksual, i cila është një biznes i madh në vend.

Prostitucioni është ilegal në Tajlandë, por ligji thjesht injorohet dhe vendi sipas një raporti të USAID të vitit 2014 ka rreth 123 mijë prostituta.

Mijëra prej tyre adoleshente të cilat detyrohen që të shesin trupin e tyre për turistët që e shohin këtë vend si shtetin e dritave të kuqe.Por ministrja e parë femër e Turizmit,Kobkarn Ëattanavrangkul , i ka shpallur luftë këtij sistemi të njohur edhe si industria e seksit, dhezotohet se do të mbyllë bordellot. 

Article Logic
Execution time: 0.0033071041107178