INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tajlanda, në garë me kohën për të shpëtuar ekipin e futbollit të bllokuar prej 4 ditësh në shpellë

Tajlanda, në garë me kohën për të shpëtuar ekipin e futbollit të bllokuar prej 4 ditësh në shpellë

Publikuar më: 09:42 27-06-2018

Skuadrat e shpëtimit po vijojnë kërkimet për gjetjen e dymbëdhjetë lojtarëve të rinj dhe trajnerit të tyre, të cilët kanë mbetur të bllokuar qysh mbrëmjen e së shtunës, në një shpellë të madhe në Tajlandën veriore. Operacioni i shpëtimit është në 'garë me kohën’. "Ne duhet t'i gjejmë fëmijët patjetër sot. Shpresojmë se ata janë gjallë diku". Kjo është deklarata e guvernatorit të Thai-t, të provincës veriore të Chiang Rai në ditën e katërt të bllokimit të 12 djemve dhe trajnerit të ekipit të të rinjve të futbollit natën e shtunë.

shpella_brenda.jpg

Ata janë bllokuar dhe janë pa ushqim dhe mes pasigurisë dhe vështirësisë në shpellën e lagësht turistike të Tham Luang e cila është përmbytur në seksione të caktuara deri në 5 metra. Optimizmi i komenteve të para të ekspertëve ushtarakë dhe politikë duket se po zvogëlohet. Ndërsa orët kalojnë jeta e tyre rrezikohet. Ekipet e shpëtimit kanë punuar dje 24 orë në 24.

tentativat.jpg

Cilësia e pajisjeve teknike është përmirësuar gjithashtu, në përpjekjet e fundit për ti shpëtuar të rinjtë e moshave nga 11 deri 16 vjeç, para se ata të vdesin nga mungesa e e ushqimit. Helikopterët fluturojnë mbi zonë për të kërkuar çdo hyrje të shpellave të tjera të pashkelura, së bashku me dy drone. Në operacion janë përfshirë gjithashtu automjete nënujore që kontrollohen në distancë, përveç zhytësve të cilët janë përballur me telashe për shkak të ujit të dhe baltës së shumtë ndërsa tentojnë të arrijnë në pjesën ku ndodhen adoleshentët. Ekipi "Akademia e derrave" dhe trajneri i tyre 25-vjeçar janë bllokuar. Deri tani nuk ka asnjë shenjë prej tyre, përveç atyre që kanë mbetur para se ata të hynin në një vend shumë të vështirë për t'u arritur gjatë shirave të rrëmbyeshëm.

familjaret_ne_pritje.jpg

Midis lutjeve të familjarëve dhe turmës që pret për lajme, nën mbulesa për të mbrojtur veten nga shirat, qëndrojnë edhe disa anëtarë të ekipit që kishin shkuar në shtëpi menjëherë pas trajnimit në fushën e tyre sportive. "Unë nuk mund të përqendrohen në shkollë duke e ditur se shokët e mi të skuadrës janë atje, kështu që kam ardhur këtu," tha Sonpong Kantawong, 14 vjeç,. Ai është një nga ata që i shpëtoi kësaj ngjarjeje në sajë të maturisë së nënës së tij, e cila tha se ai nuk kishte për të shkuar në pyll gjatë monsoons ( që është një erë përmbysëse sezonale e shoqëruar me reshjet të paparashikueshme) të cilat zgjasin më shumë se 5 muaj.

ushtria_kerkim.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037400722503662