INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Taka të larta dhe fustan i gjatë i komplikuar? Gigi Hadid për pak turpërohet publikisht! [FOTO]

Taka të larta dhe fustan i gjatë i komplikuar? Gigi Hadid për pak turpërohet publikisht! [FOTO]

Publikuar më: 13:11 24-02-2017

Pa përmendur faktin që Gigi Hadid thjesht nuk njihet me flokët e reja të shkurtra!

Edhe supermodelet më në zë në botë mund të gabojnë dhe të rrezikojnë të thyejnë qafën dhe spektaklin! Kur diçka e tillë i ndodh Gigi Hadid, gjithë modelet e tjera aty jashtë mund të flejnë gjumë të qeta dhe të mos e vrasin shumë mendjen nëse ndonjëherë janë turpëruar në pasarelë. Nuk e kishim parë ndonjëherë bukuroshen 21 vjeçare të dështonte në sfilatë apo qoftë edhe thjesht të dukej e pasigurt, por këtë herë punët nuk shkuan shumë mirë për të. Ajo u ngatërrua pas fustanit në javën e modës së Milanos ndërkohë që sfilonte për Moschino. Natyrisht faji nuk ishte i saj, por i fustanit shumë të komplikuar, aq sa mund të vinte në vështirësi edhe një princeshë të pasarelave. Megjithatë, Gigi nuk e humbi pasi taka iu ngatërrua për pak dhe më pas e rimori menjëherë veten, pavarësisht se iu desh një çast për t’u rregulluar. Ndoshta look-u i ri me flokë të shkurtra i solli fat të keq. Por duhet thënë se nuk ngjan aspak keq.

gig0.jpg

gig1.jpg

gig2.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003821849822998