Nga Anila Kruti
Çanta firmato të shkon shumë edhe këpucët të shkëlqejnë! Sa herë t’i kam parë nuk është se t’i kam zili, thjesht me është mbledhur një lëmsh në grykë. Më vrasin sytë kur t’i shoh!Kërcitja e takave në trotuar më ka bërë të mendoj sesa e padrejtë është kjo botë…jo se ti ke këpucë firmato, jo!.
Të kanë kushtuar shumë…!Po sa?!
Sa çereku i rrogës së një gruaje që punon në këpucari, thith kimikate e rropatet gjithë ditën për të mbyllur muajin e për të hallosur familjen !
Sa rroga e një gruaje rrobaqepëse që shpon duart e sytë !Sa rroga e pastrueses që pastron shtëpinë tënde të mbuluar me pisllëk se mos të prishen thonjtë…
Sa të kanë kushtuar? Sa rroga e një vajze që ka mbaruar Universitetin dhe punon në Call Center se nuk ka miq dhe lekë për të zënë punë në shtet dhe se nuk e bën dot kuçkën për një vend pune të qelbur që të humb dinjitetin? Ty të kushtojnë ato këpucë sa rroga e të gjithave bashkë!
Jo, se ti je më e mirë se këto gra… as se vajzat e gratë e shkolluara e të shkëlqyera e që punojnë ndershmërisht në fabrika, punishte Call Center.
Ti, thjesht je lëpirë dhe je servilosur burrave në politikë!