INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takim i PD me aleatët. Ja përse…

Takim i PD me aleatët. Ja përse…

Publikuar më: 12:45 29-02-2016

Kryetari i PD-së Lulzim Basha pas një takimi me aleatët e së djathtës ka folur për konkluzionet e takimit. Basha tha se opozita ka dalë me tre vendime të rëndësishme për unifikimin e aksionit opozitar me synim "çlirimin" e vendit nga ky sistem i korruptuar dhe kleptokrat.

Këto janë vendimet:

1.Institucionalizimin e tryezës opozitare
2.Dekriminalizimin e politikës
3.Garantimin e një proçesi të lirë zgjedhor

Basha bëri e një krahasim kur tha se vendi ndodhet në një situatë si në 1997-ën, por pa plumba dhe shtoi se presin, që pjesë e këtij koalicioni të bëhen edhe parti të tjera për të siguruar zgjedhje të ndershme në Shqipëri.
I pyetur nga mediat nëse u diskutua për reformën në drejtësi, kreu i PD-së pohoi se është diskutuar edhe reforma në drejtësi si prioritet, por dekriminalizimi dhe zgjedhjet e lira janë kryesore.

Në takimin që zgjati mbi një orë kanë marrë pjesë, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, drejtuesi i LZHK, Dashamir Shehi, ish-deputeti i PDIU, Dashamir Tahiri dhe përfaqësues të partive të tjera opozitare.

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268