INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Takime të fshehta! Habit Thaçi, nëse Serbia bën paqe ne heqim taksën doganore

Takime të fshehta! Habit Thaçi, nëse Serbia bën paqe ne heqim taksën doganore

Publikuar më: 11:44 07-01-2019

Kreu i shtetit kosovar, Thaçi është zotuar të ndërmarrë një hap madhor drejt zgjidhjes së tensioneve në rritje me Serbinë. Me sa duket kjo vjen si rezultat i presionit që po bën administrata e Trump.

Washington Post shkruan se Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i ka drejtuar një apel të pazakontë të drejtpërdrejtë liderëve serbë dhe kosovarë, pasi 10 vjet armiqësi kërcënojnë të mbërrijnë piken e vlimit dhe në një kohë kur administrata e tij ndjek një kanal të fshehtë për të zbutur tensionin me Beogradin e mbështetur nga Moska.
Thaçi, sipas gazetës prestigjoze, zhvilloi një udhëtim diplomatik në Berlin muajin e kaluar, i cili nuk u bë publik. Në kryeqytetin gjerman, ai u takua me ambasadorin e SHBA, Richard Grenell, një njeri i besuar i Trump.
Thaçi duket është zotuar të ndryshojë kursin për tarifat ndëshkuese të vendosura mbi të gjitha mallrat serbe. Në një prononcim për Washington Post përmes email-it, Thaçi është shprehur i gatshëm të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i hapet rruga e arritjes së një Marrëveshjeje përfundimtare paqeje me Serbinë.
Por Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala deklaroi se Thaçi nuk mund të bëjë premtime të tilla për heqjen e taksës ndaj shtetit të Serbisë, sepse siç deklaroi ai, taksën e ka vendosur Qeveria e Kosovës me propozimin e tij si ministër dhe jo Presidenti.

Article Logic
Execution time: 0.0015828609466553